Ndër banoret më të komentuara të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Kosova është padyshim Edona James.
Ajo po përfshihet në situata të ndryshme me banorët e shtëpisë së famshme pa i lënë anash debatet e ashpra me disa prej tyre.
Së fundi transgjinorja ka vazhduar që të krijojë përplasje me Metin, ku nuk munguan as ofendimet nga ana e saj.
Ndërsa në një moment madje Edona ka shokuar me deklaratën teksa tha se “emri jem është me zë, sikur i Adem Jasharit”.
Por, banorët që ishin prezent reaguan menjëherë, ndërsa Meti i cili i tha se nuk duhet të bëjë krahasime të tilla.
“Mos e krahaso veten me atë emër, duhet me t’i dhënë Zoti edhe 1 mijë vjet jetë me e mbërri vetëm 10 për qind të atij që e përmende”, i tha Meti.
Ndërkohë, theksojmë që konkurrentë e BBVK edhe në këtë edicion janë në garë për çmimin e madhe prej 200 mijë eurosh.