Një tjetër hapësirë në kryeqytet është rehabilituar nga ekipet e punëtorëve në Bashkinë e Tiranës.
Bëhet fjalë për lagjen që lidh rrugën “Mihal Grameno” me rrugën “Dalip Zavalini” në Tiranë.
Përveçse një zonë banimi, kjo hapësirë u shërben dhjetëra këmbësorëve gjatë ditës që përshkojnë rrugicat e kësaj lagjeje.
Me përfundimin e punimeve për rehabilitimin e saj, mundësohet akses për banorët e zonës dhe kalimtarët e tjerë në këtë pjesë të Tiranës.
Tashmë kjo hapësirë ofron më tepër komoditet për qytetarët, veçanërisht në prag të nisjes së shirave.