Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas ekstradimit drejt vendit tonë të të shumëkërkuarit Behar Bajri.
Në një reagim në “Facebook”, Balla shkruan se “ka përfunduar me sukses procesi i ekstradimit në Shqipëri të shetasit B.B., i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia”.
Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, i zhvilluar në muajin gusht, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ndaj tij rëndojnë pesë vepra penale, ku më kryesoret janë ata të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.
Reagimi i Ballës
Përgëzime Policisë së Shtetit, Policisë franceze dhe natyrisht INTERPOL për bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ka përfunduar me sukses procesi i ekstradimit në Shqipëri të shetasit B.B., i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia. Rezultate të tjera si ky do të vijojnë👏