“Në emër të kujt e ka marrë atë zotim Edi Rama? Atë zotim, Edi Rama e ka marrë në emër të trafikantëve të skllevërve njerëzore”.
Ky ishte regaimi i Berishës, një ditë pasi kryeministri Edi Rama dhe homologia italine, Georgia Meloni nënshkruan marrëveshjen për emigrantët, më 6 nëntor në Romë. Ishte më i kujdesshëm për të sulmuar kryeministren italiane dhe të gjithë ç’kishte e drejtoi nga kryeministri Rama.
“U them miqve të mi italianë mos harroni se sipas statistikave të Eurostatit, nga viti 2014 deri në vitin 2021, janë larguar çdo vit më shumë se 100 mijë shqiptarë çdo vit për në Itali, Greqi dhe në hapësirën e Shengenit”
Pas kësaj deklarate, gjatë një jave Berisha nuk reagoi asnjë edhe një herë lidhur me marrëveshjen. Dhe kjo nuk ka ndodhur pa arsye. Vetëm pak orë pas kësaj deklarate, të bërë më 7 nëntor, Berishës i është tërhequr vëmendja nga numri dy i qeverisë italiane, Antonio Tajani, pjesë e “Forza Italia”.
Siç vetë Berisha e pohoi, zv.kryeministri ka qenë i ashpër me të, me paralajmërime se nëse bëhen protesta, pasojat për Berishën, i izoluar nga SHBA dhe Britania e Madhe, do të ishin të padëshiruara. Kjo telefonatë është e qartë se e ka bërë Berishën të bëj hapa pas në qëdnrimet e tij.
“Më thotë Sali, e pamë atë deklaratën e PD ishte e ashpër. I thash, i nderuar mik, dua të jem i hapur, për këto arsye që i thashë dhe ju, PD nuk mund të organizojë protesta që të nxisë ksenofobinë”
Në dy daljet e fundit ishte kryeministri është kujdesur të duket formal, për të vijuar të shprehet kundër marrëveshjes, duke përmendur shkeljen e kushtetutës dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut. E njëherësh, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të ngushta dhe lidhjet e afërta mes dy popujve.
“Ndihma italiane është shumë interesante, krahas miliardave. Por shumë më tepër janë ato që kanë mësuar shqiptarët, shkollë 80 km. Ka qenë në një farë mënyrë një lloj universiteti”
Ajo që ka ndodhur, ndoshta për rastësti, po në datën 7, një prej pak kryebashkiakëve të tij, ai I Fushë-Arrëzit, një bashki e vogël në veriun e vendit, i ka dërguar kryeministrit Rama një letër, për të kërkuar që në bashkinë e tij të ngrihet një kamp për emigrantët afrikën. Berisha kur u pyet nga abc neës, nëse kryebashiaku Hil Curri është konsultuar me të për letrën, me një ton të moderuar dhe larg deklaratave të tij të ashpra, u shmang duke thënë se ai vetë është kundër.
“Qëndrimin tim e kam publik, kam qenë kundër me bindjen e plotë se ka një problem madhor të të drejtave të njeriut”.