Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Flamur Hoxha.

Ndërkohë nuk është marrë masë përjashtim ndaj deputeteve Sorina Koti dhe Albana Vokshi.

Kujtojmë se më herët, Partia Socialiste kërkoi masë disiplinore për 6 deputetë të opozitës pas kaosit të krijuar në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së të hënës (20 nëntor).

Deputetët për të cilët u kërkua marrja e masës disiplinore ishin: Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Sorina Koti, Albana Vokshi dhe Flamur Hoxha.

PS kërkoi përjashtimin e 6 prej tyre por nuk janë përjashtuar vetëm dy gra deputete Albana Vokshi
dhe Sorina Koti.

Të përjashtuar
1-Flamur Noka
2-Bledion Nallbati
3-Gazment Bardhi
4-Flamur Hoxha