Ashtu sikurse paraardhësi i tij, edhe Sylvinho e filloi me një humbje karrierën tek kuqezinjtë. 1-0 në Poloni më 27 mars 2023.
Për Exclusive, tekniku i kuqezinjve tregoi se sa keq e përjetoi humbjen. “Më kujtohet në ndeshjen e parë kundër Polonisë kur humbëm dhe u ndjeva shumë keq. Askujt nuk i pëlqen humbja por mua fare fare, më dhemb shumë. Por nga ajo ndeshje e kuptuan të gjithë që kemi nevojë që ne të funksionojmë si skuadër. Ne jemi një, nëse fitojmë fitojmë të gjithë nëse humbasim humbasim të gjithë. Për këtë duhet zbritur në fushë të ekuilibruar dhe të organizuar. Nga ajo ndeshje kuptova që marrëdhënia e lojtarëve me ne ishte e mirë”- tha Sylvinho. Mungesa e një emri të stabilizuar si trajner e bëri stafin e Sylvinhos, më të njohur për të gjithë, ata ishin të pandarë Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta. Ky i fundit një emër edhe më i njohur dhe veç kësaj është një argjentinas që punon me dy Brazilian. Dorival Silverstre Junior apo thjesht dhe shkurt Dorival është mik i trajnerit që nga koha kur luanin futboll bashkë në Brazil.
“Ajo ndeshje ishte shumë e rëndësishme në këtë këndvështrim, pasi kur fitohet është e thjeshtë të vlerësosh, por kur humbet është më e vështirë. Aty ne bëm një vlerësim dhe lojtarët e kuptuan menjëherë idenë. Gjëja më e vështirë është që të bindësh një lojtar. Unë dhe misteri aty kuptuam se kishim fituar sfidën për t’u futur në mentalitetin e futbollistëve. Më pas kishim një rrugë të gjatë dhe bëm shumë mirë. Bëm, një punë shumë të shpejtë për t’i përmirësuar dhe bindur me pamje filmike kryesisht pasi një imazh vlen më shumë se një mijë fjalë. Futbollistët e kuptuan menjëherë se ishte momenti për të mësuar dhe për të evoluar. I rikthyem besimin lojtarëve dhe shumë prej tyre u përmirësuan. Çdo herë që ishim bashkë u përmirësuan”- tha ndihmës trajneri i kuqezinjëve, Dorival.
“Kishte një shprehje të bukur të Dorvisë që pas asaj ndeshjeje dhe pas kritikave që morëm, na tha, edhe kur humbasim duhet të dijmë të humbasim. Polonia është një skuadër e fortë, nuk mund të shkosh atje me idene se po e provojmë, pasi ata kanë një sulmues si Lewandowski të shënon një tre golësh dhe të thuash se ske cfarë bën. Jo, ideja ishte që të shkonim atje dhe të tregoheshim të fortë. Të mbrohemi mirë, të nisemi në sulm dhe të jepim sinjalet tona se ne jemi një skuadër e fortë dhe ashtu ndodhi. Pësuam një gol, ruajtëm qetësinë dhe nuk pësuam më gol, madje tentuam deri në fund për një barazim, por futbolli kështu është. Të gjithë nëse e rishohin ndeshjen dhe mendojnë se barazimi ishte rezultati i drejtë, por futbolli nuk është kështu. Për fat të keq ne humbëm dhe duhet ta pranonim, por gjendja në ekip ishte shumë e mirë. Nga aty filloi mardhënia jonë me skuadrën dhe ishte në rrugën e duhur”- u shpreh Sylvinho.