Sot po mbahet seanca në GJKKO për të Erzen Breçanin, Dedan Gjonin, Bujar Ajezin, Besmir Muratin të cilët akuzohen nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal për trafik droge dhe plane vrasjesh. Seanca nisi me vonesë pas kërkesës së avokatëve për më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.
Gjatë seancës, ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka deklaruar se në burg ndodhet prej djalit të tij Eralbi Breçani dhe shprehet se e kishte këshilluar këtë të fundit që mos të merret me punë të paligjshme.
“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ca ka bërë nuk kam prova me ca merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik,” tha ai.
Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Bujar Germizi, një emër i njohur i botës së krimit në Kukës, në bashkëpunim me shefin e Krimeve Dedan Gjoni dhe Besmir Mustati dyshohet se tentuan të vrisnin dy vëllezër që jetonin në Britaninë e Madhe, për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për grupin kriminal, nga të cilat u ekzekutuan 5 prej tyre duke arrestuar ish drejtori ne policisë së Tiranës Erzen Breçanin nën akuzën e sigurimit të mjeteve për grup kriminal, Dedan Gjonin shef të krimeve në komisariatin numër 6 i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me Bujar Germizin dhe Besmir Muratin për planin e vrasjes së dy vëllezërve që jetonin në Britani të Madhe.
Ndërkohë gjashtë persona janë shpallur në kërkim: Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, biznesmeni Ervin Mata, vëllai i gruas së Eralbi Breçanit; Albert Prenga; Ismail Zeneli; Bajram Grabova e Artan Sulejmani. Ndërkohë është caktuar masë sigurie detyrim me paraqitje për Jonida Babameto me detyrë oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.