Ferrari dominon provat zyrtare të Çmimit të Madh të Las Vegasit. Skuderia italiane dhuroi momente spektakolare në pistë, me Sharls Leklerk që ishte edhe ai më i shpejti. Piloti nga Monako fitoi pole-position, teksa e përshkroi distancën prej 6.2 kilometrash në kohën 1 minutë, 32 sekonda e 726 të qindat. Vetëm pak të qindat pas tij u rendit Carlos Sainz.
Spanjolli regjistroi kohën e dytë më të mirë, gjithsesi do të niset i 12-ti për shkak të ndryshimit të baterisë në makinën e tij. Në këtë situatë, përfiton Max Vershtapen. Kampioni i shpallur tashmë i botës do të niset i dyti për të synuar fitoren e 18-të në këtë sezon të Formula Një.
Rrjeshti i dytë i startit plotësohet nga Rasëll me Mercedes. Në 10 vendet e para janë Gasli, Albon, Sargant, Botas, Magnusen, Alonso dhe Hamilton. Gara zhvillohet të dielën në orën 7 të mëngjesit me orën tonë lokale.