Finlanda do të mbyllë 4 nga 9 pikat e saj kufitare me Rusinë nga e premtja në mbrëmje deri të shtunën, duke akuzuar Moskën se i lejon migrantët e parregullt të kalojnë kufirin midis dy vendeve.
“Qeveria ka marrë vendimin për mbylljen e vendkalimeve kufitare Vaalima, Nuiyama, Imatra dhe Niirala në kufirin midis Finlandës dhe Rusisë”, tha Ministrja e Brendshme, Marie Radtanen në një konferencë për shtyp.
Qeveria finlandeze kishte paralajmëruar të martën se po shqyrtonte mbylljen e kufirit me Rusinë, duke shprehur dyshime se Moska po përpiqej të destabilizonte vendin, i cili u bashkua me NATO-n në prill.
“Ne jemi të përgatitur për veprime dashakeqe nga ana e Rusisë, kështu që situata nuk është befasuese,” tha kryeministri finlandez, Petri Orpo. Finlanda njoftoi në fund të vitit 2022 një plan për të ndërtuar një gardh përgjatë 200 kilometrave të kufirit të saj me Rusinë.