Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka i cili arriti të hynte në kryesi duke kaluar kangjellat në një prononcim për median akuzoi kryetaren e Kuvendit se po tenton të kthejë kuvendin në bunker.
“Në çdo derë nga 50 gardistë. Këtu është themeluar republika e gardës që mbron Lindën nga opozitarë sikur ne jemi mafia. Kjo është e neveritshme. A e kuptoni ku e kanë çuar demokracinë. Mbyllen në bunker. A mund të kthehet parlamenti në bunker sikur kanë ardhur gjithë mafia për të sulmuar Lindën e jo deputetët e zgjedhur nga populli opozitar. Këto janë bandë”
Pas disa minutash Noka doli nga dera e kryesisë për të mbajtur një prononcim.
“Linda me urdhër të Edi Ramës ktheu parlamentin në bunker”