Ky është 53 vjeçari shqiptar Arjanit Rizaj që u vra mbrëmjen e së enjtes në Guayaquil të Ekuadorit. 53 shqiptar ishte duke pritur jashtë një spitali, ku u qëllua disa herë me armë zjarri.
Ai ishte duke pritur në parkingun e spitalit bashkëshorten e tij, e cila kishte shkuar të takonte të atin që ishte i shtruar aty.
Në parkingun e spitalit Luis Vernaza, agjentët e kriminalistikës gjetën tetë prova balistike 9 mm dhe një plumb të deformuar.
Bashkëshortja e Rizajit u tha hetuesve se Rizaj nuk punonte dhe se në vend qëndronte pa dokumente legale. 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai nga Kanadaja ose të tjerë nga Shqipëria.