Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka uruar shqiptarët për 111 vjetorin e pavarësisë. Ylli i Popit ka ndarë disa foto me flamurin kuqezi, Dua shkruan “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”.

Dua ka përzgjedhur edhe një foto të një viti më parë, kur ajo mori nënshtetësinë shqiptare.

Në 110-vjetorin e Pavarësisë, një vit më parë Dua performoi në sheshin ‘Skëndërbej’, ku mbylli edhe turin ‘Future Nostalgia’.