Deputetët e Rithemelimit ndezin tymuese në Kuvend. Gardistët kanë nxituar për të fikur zjarrin, ndërsa salla është mbuluar nga tymi i tymueseve të hedhura nga deputetët e Rithemelimit.
Pavarësisht kontrollit nga ana e Gardës, deputetët kanë arritur të fusin tymuese.
Nikolla kaloi direkt në votim për prezencën 73 deputetë prezentë. Mazhoranca miratoi projektbuxhetin me 83 vota.
Menjëherë më pas, Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës.