Shqiptarët anë e mbanë botë festojnë këtë të martë 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Gëzimi, emocioni, por dhe krenaria e të qenit shqiptar ndihet sot më shumë se kurrë.

Kësaj dite të shënuar të kombit shqiptar i është bashkuar e motori i kërkimit “Google”, i cili është stolisur me ngjyrat e flamurit kuq e zi, për nder të Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur nga Perandoria Osmane.