Krahas rehabilitimit të zonave brenda vijës së verdhë, Bashkia e Tiranës po vijon investimet dhe në zonat periferike, ku nuk mungon vëmendja e vazhdueshme.
Mjetet e rënda dhe ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve ka rehabilituar një tjetër aks të rëndësishëm në zonën e Kasharit në kryeqytet, i cili ka një qarkullim të dendur të automjeteve që lidhin autostradën dhe rrugën për në Kombinat si dhe anasjelltas.
Përveç asfaltimit të këtij aksi, është bërë i mundur dhe plotësimi me elementë të tjerë që lidhen me sigurinë rrugore.
Paralelisht Bashkia po punon dhe për transformimin e blloqeve të banimit në brendësi të lagjeve.