Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, Bashkia e Tiranës organizoi në Pallatin e Brigadave ceremoninë e pritjes së përfaqësuesve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kryetarët e komunave anëtare të UBSHR-së, bashkive të Shqipërisë, komunat Arbëreshe, komuniteti shqiptar në SHBA etj.

Krahas personaliteteve të larta politike dhe përfaqësuesve të shqiptarëve anekënd botës, nuk munguan as artistë të njohur. Tenori nga Maqedonia Reme Lalaj dhe Vikena Kamenica performuan disa nga këngët e njohura.
Në ceremoni të pranishëm ishin dhe Ermal Meta, Mentor Haziri, Jonida Maliqi.

Ra në sy dhe prezenca e Albana Osmanit dhe Fjodora Fjorës.