Për herë të parë në vendin tonë do të zhvillohet stërvitja Strong Balkan 2023. Stërvitja nis sot dhe do të zgjasë deri më 12 nëntor, ku njësitë më elitare të Forcave të Armatosura nga rajoni i Ballkanit, Forcat Speciale, janë mbledhur në Shqipëri.

Forcat Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku me qëllim për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, por edhe nivelin profesional, aftësimin taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë.

Fotot nga stërvitja e përbashkët janë ndarë në Facebook nga ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.