Aktori dhe Pedagogu i Universitetit të Arteve Genci Fuga, është drejt rikuperimit të plotë. Lajmin e mirë e ka ndarë në faqen e saj në Facebook, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, pas takimit me Fugën.
“Kënaqësi që e shoh mirë me shëndet dhe tashmë drejt rekuperimit të plotë Genci Fugën, aktorin dhe pedagogun e Universitetit të Arteve, që mezi pret të kthehet në auditore, pranë studentëve të tij”, – shkruan Manastirliu.