11.750 mamografi janë kryer gjatë tetorit, muajit të dedikuar për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 922 mamografi janë zhvilluar nga Njësitë e Lëvizshme të Mamografisë. Rozë është muaji ku kryhen më shumë kontrolle nga vajzat e gratë, por e rëndësishme është që kontrollet të vazhdojnë gjatë gjithë vitit.

Ministrja Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se angazhimi për më shumë kontrolle e mamografi falas për gratë dhe vajzat vazhdon gjatë gjithë vitit.