Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në Burrel, ndërsa sipas policisë viktima nuk ka shenja dhune. I moshuari me iniciale Xh. Gj. është gjetur rreth orës 15:40, por nuk raportohen më tepër detaje.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.