Edi Rama: SPAK ka ngjallur shumë polemike sepse ka trazuar një ujë të ndenjur prej 100 e kusur vitesh. Është hera e parë që ekziston mes nesh një grup prokurorësh që bën atë që i thotë mendja.

Nuk ka pasur ndonjëherë deri sa u krijua SPAK prokurorët kanë bërë çfarë u kanë thënë ata që kanë pasur pushtetin ekzekutiv.

Ka krijuar shumë polemika që nga ata që thonë se janë shpëtimtarët e shumëpritur të Kombit, te ata që thonë se janë një mjet represioni që e përdor Rama. Këta të dytët janë në hall, i kuptoj, por nuk i ndihmoj dot.