Deputeti i Rithemelimit, Bledion Nallbati është thirrur në SPAK pasi goditi me grusht kolegun socialist Vullnet Sinaj. Deputeti Nallbati do të merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, pas kallëzimeve që janë depozituar si nga Partia Socialiste, po ashtu edhe nga Rithemelimi.
Tre ditë më parë, u mor në pyetje nga SPAK edhe socialisti Vullnet Sinaj lidhur me incidentin që ndodhi në seancën plenare të 30 tetorit.
Gjatë skenarit për dhunë e kaos të Rithemelimit për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pa plotësuar kërkesat e tyre Bledion Nallbati iu afrua deputeti socialist Vullnet Sina që po fliste nga karrigia e tij. Në një moment mes tyre pati konflikt fizik që degjeneroi dhe në përplasje fizike deri në përdorimin e grushtit nga ana e Nallbatit drejt Sinës.