Policia ka shpallur në kërkim 35 vjeçarin A.Xh i cili ka dëmtuar stolat e stadiumit “Loni Papuciu” në Fier dhe me njërin prej tyre goditi arbitrin Blerim Ziri i cili humbi ndjenjat në fushë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:30 pas përfundimit të ndeshjes Apollonia-Vora.

35 vjeçari i shpallur në kërkim akuzohet për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitirit, ndërjmjetësit sportiv” dhe “Shkatërrimi i pronës”.