Në Krujë do të hapet një muze kushtuar arbëreshëve të Italisë të cilët ndër shekuj ruajtën gjuhën dhe traditat arbërore.

Rama ka ndarë pamjet nga muzeu që do quhet “Shtëpia e Arbëreshëve”, ku do të paraqiten simbolet e ruajtura nga ata që prej shekujsh më parë kur u larguan nga Shqipëria, ‘Arbëria’ e asaj kohe.

“Mirëmëngjes, dhe me imazhet e Shtëpisë së Arbëreshëve, që do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës, ju uroj një ditë të mbarë,”- shkruan Rama në Facebook.