Frenk Lampard duket se është gati për një tjetër aventurë si trajner në futbollin anglez, por kësaj radhe në Championship.
Legjenda e Anglisë dhe e Çelsit është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Bristol Sitit, skuadër ku aktivizohet mesfushori i talentuar i Kombëtares, Anis Mehmeti.
Kjo mund të jetë një shenjë e mirë për 22-vjeçarin shqiptar, pasi Lampard njihet për punën e tij me talentet dhe mund t’i japë më shumë minuta Mehmetit në dispozicion.
Kujtojmë që Lampard është trajneri i parë që i dha besim Armando Brojës me Çelsin, kur e aktivizoi atë me ekipin e parë të “Bluve” kur ishte vetëm 18 vjeç në një sfidë të Premier Ligës kundër Evertonit./PANORAMASPORT.AL