Ish-banorja e ‘Big Brother Vip’ dhe njëkohësisht ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Mikela Pupa na ka prezantuar për herë të parë me partnerin e saj, teksa prej disa kohësh ka pranuar se është në një histori dashurie, madje ma nisur edhe bashkëjetësen.
Edhe pse ajo kishte deklaruar se nuk do ta publikojë askund pasi nuk është personazh publik, edhe pse i përket fushës së artit, ka qenë këmbëngulja e ndjekësve të saj që e ka “detyruar” të nxjerrë një video ku shfaqen bashkë.
“Foton më të bukur me të dashurin tend”, i ka shkruar një ndjekëse Mikelës në rubrikën Ask me a question, kërkesë që i është përgjigjur me një video, ku shkruan: “Nuk bëjmë foto kopertinash por kemi gjithmonë momente të tilla”.