Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, ka shpjeguar arsyen e mundshme se përse SPAK nuk po kërkon nga Parlamenti heqjen e imunitetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Halimi shpjegoi se shpesh herë heqja e lirisë lidhet direkt me arrest në shpi, ose arrest në burg, ndërkohë që nuk duhet të jetë kështu, shpjegon ai, sepse për deputetët, heqje lirie është edhe të mos e lejosh të ushtrojë veprimtarinë parlamentare.

Ndaj, shton ai “avokatët e doktorit duhet t’i shohin dhe këto interpretime, çfarë ka patur parasysh gjykatësi kur thekson liri të tjera.”

Eduart Halimi: Askush nuk duhet të presë që këto janë raste rutinore, dhe askush nuk duhet ta presë diçka të tillë në procedura.

Raste të tilla, avokatët e të gjitha palëve kanë bërë një punë voluminoze për ti ndjekur sa më mirë pjesën e procedurës.

Rasti i marrjes së masës së sigurisë ndaj një ish-kryeministri, duhet parë nëse është në përputhje ose jo me Kushtetutën.

Avokatët e Berishës duhet të kenë parë me shumë vëmendje rastet e mëparshme si Saimir Tahiri, nëse duhet apo jo leja e Parlamentit. Dhe parlamenti është shprehur në atë kohë se duhej leja dhe është dhënë leja.

Imuniteti i deputetit nuk ka të bëjë me zhgunin e deputetit për t’u mbrojtur, por me veprimtarinë parlamentare.

Koncepti i heqjes së lirisë është i ndryshëm, nga imuniteti i deputetit, nuk duhen qasur vetëm në arrest në shtëpi dhe arrest në burg.

Ka të bëjë me veprimtarinë parlamentare. Në këtë moment, për të ngushtuar këtë liri duhet të marrësh lejen e Parlamentit.

Leja e Parlamentit nuk kërkohet vetëm për heqje lirie dhe arrest shtëpie.

Për deputetin liria do të thotë ushtrimi i veprimtarisë parlamentare

Avokatët e doktorit duhet t’i shohin dhe këto interpretime, çfarë ka patur parasysh gjykatësi kur thekson liri të tjera.