Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi ka deklaruar se ai ka qenë shënjestër e Dritan Rexhepit.
I ftuar në emisionin “Open” në News 24, Beçi theksoi se është parandaluar tentativa për asgjësimin fizik të tij nga Dritan Rexhepi dhe grupi i tij. Shkak për këtë rrezik kanë qenë dosjet që ai kishte në Gjykatën e Vlorës.
“Ka qenë një shënjestër, është kryer një hetim nga policia e shtetit. Është parandaluar dy herë tentativa që është tentuar nga ai grup karshi meje, tentativë për asgjësim për shkak të dosjeve që unë kisha në hetim dhe gjykim në qytetin e Vlorës.
Ky ka pasur disa tentativa vrasje që në prokurorinë dhe gjykatën e Vlorës i kemi gjykuar dhe dënuar. Ka mundur të dalë. Është një personazh që është arratisur nga tre vende. Mesazhe dhe kërcënime personale jo, por pati një tentativë që u parandalua në kohë nga policia,” tha Beçi.