Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, ka dhënë një intervistë për rubrikën “Mos i bjer me top” te “E Diell”, ku tregoi për marrëdhënien e tij me dy këngëtarët e njohur, Noizy dhe Don Xhoni.
Moderatori është përplasur shpesh dhe për një kohë të gjatë me grupin OTR të Noizyt, ndërsa tha ekskluzivisht se është pajtuar me reperin dhe me gjithë pjesëtarët e tjerë.
“Unë jam pajtuar me Noizy-n dhe me pjesëtarë të tjerë të labelit të OTR. Jemi pajtuar në Prishtinë”, tregon Meritoni.
Nga ana tjetër një përplasje ka qenë edhe prishja e marrëdhënies me këngëtarin që është bërë i njohur nga ‘podcasti’ i Meritonit, Don Xhoni.
“Edhe me Don Xhonin kam raporte të mira. Para disa javëve jemi takuar te Big Bengu në studio. Me të gjithë flas me të gjithë e kam mirë”, tha Mjekiqi.
Po ashtu një marrëdhënie jo të mirë ka qenë mes këtij të fundit dhe moderatorit Ronaldo Sharkës, të cilët tashmë janë pajtuar.