Futbolli mund të të bëjë të famshme edhe duke qëndruar vetëm në tribuna. Por duhet të dish si të bësh fansat për vete dhe të tregosh hiret e tua, shpesh edhe me veshje provokuese. Është rasti i modeles kroate Ivana Knoll, që pasi ra në sy në Botërorin Rusi 2018, në Katar 2022 mori vëmendjen maksimale dhe tani shumë firma ndërkombëtare e kërkojnë si imazh ose për reklama të ndryshme. Së fundmi ajo ka mahnitur ndjekësit e saj të shumtë.

Knoll duket magjepëse me veshjet e saj në fotot e fundit të publikuara në profilin e Instagramit. Modelja dhe influencuesja, ish-Miss Kroacia, ka nxjerr në pah format e trupit të saj. Pak vend i ka mbetur imagjinatës për Ivanën, e cila nuk ndalet të surprizojë 3.2 milionë ndjekësit e saj vetëm në Instagram, pa llogaritur ata të rrjeteve sociale të tjera. Mijëra komente pozitive, duke e komplimentuar për trupin dhe bukurinë e saj. Ivana u ndihet falënderuese duke u bërë shpesh like me zemra.