Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se trupat tokësore kanë marrë kontrollin e një qendre vëzhgimi në Gazë mbrëmjen e së dielës.

Në një njoftim në rrjetin social X, ushtria izraelite tha se objekti ishte i pajisur me poste vëzhgimi, objekte trajnimi për operativët dhe tunele për terroristët, ka raportuar BBC-ja.

Aty u theksua se “në operacion është eliminuar një numër terroristësh”.

Forcat e Mbrojtjes kanë shtuar se gjatë ditëve të fundit avionët i kanë sulmuar mbi 450 objektiva të Hamasit, përfshirë komplekse ushtarake, poste vëzhgimi, poste antitanke dhe të tjera.

Të dielën, Izraeli ka thënë se e ka rrethuar qytetin e Gazës, ndërsa vijon me synimin për të eliminuar Hamasin, grup terrorist i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian.

Hamasi më 7 tetor të këtij viti nisi sulme kundër Izraeli, ndërsa më pas forcat izraelite iu përgjigjen.