Deputeti i PD-së, Bledjon Nallabati, pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Posaçme pas përplasjes fizike në Kuvend me ligjvënësin e PS-së, Vullneti Sina, ka deklaruar se nuk ka goditur askënd.

Nallbati: “S’kam goditur njeri, më ka tërhequr, e kam tërhequr. Të tilla veprime nuk nderojnë askënd.

Në atë parlament ka gjëra më të turpshme që ndodhin. Qindra miliona euro po shkojnë për PPP-të. Nuk patëm tensionim jashtë Parlamentit.”