Jetëgjatësia totale në lindje në Bashkimin Evropian në vitin 2021 ishte 80.1 vjeç.
Jetëgjatësia e grave është rreth 83-vjeç ose gati 6 vjet më e gjatë se e burrave, sipas të dhënave të Eurostat, ku thuhet se jetëgjatësia më e lartë në lindje për gratë ishte në Madrid, 88.2-vjeç, e ndjekur nga pesë rajone të tjera në Spanjë.
Jetëgjatësia më e lartë për meshkujt, e cila ishte 82.8-vjeç, u regjistrua në rajonin autonom të ishullit Aland në Finlandë.
Nivelet e radhës më të larta u regjistruan në dy rajone spanjolle, Comunidad de Madrid (82.2-vjeç) dhe Comunidad Foral de Navarra (81.9). Në nivel kombëtar, jetëgjatësia më e gjatë në lindje u regjistrua në Spanjë (83.3- vjeç), Suedi (83.1-vjeç), Luksemburg dhe Itali (82.7-vjeç), dhe më e ulëta në Bullgari (71.4-vjeç), Rumani (72.8-vjeç) dhe Letonia (73.1-vjeç).
Në nivel shtetesh, me një mesatare prej 76.7 vitesh, Kroacia është në grupin e tetë vendeve të BE-së me jetëgjatësinë më të ulët në lindje. Më të këqijat janë Bullgaria (71.4), Rumania (72.8) dhe Letonia (73.1).
Kroacia Veriore (Zagorje, Varazhdin, Krapina, Podravina dhe Prigorje, Qarku i Zagrebit) ka një jetëgjatësi 75.8-vjeç, Qyteti i Zagrebit 77.8, Kroacia Panoniane (Sllavonia, Virovitica, Bjellovari) 75.2 dhe Kroacia e Adriatikut 77-vjeç.
Jetëgjatësia më e gjatë e grave është në Kroacinë e Adriatikut 81.2-vjeç. Burrat, nga ana tjetër, jetojnë më të shkurtër në veri të vendit, në Kroacinë Panoniane – vetëm 72. Nga ana tjetër, meshkujt në rajonin e Sllovenisë perëndimore dhe bregdetare jetojnë mesatarisht 79.2-vjeç, ndërsa gratë 85-vjet në perëndim të Sllovenisë.