Nuk duhet të jetë e lehtë përgatitja e një ndeshje që vlen kreun e klasifikimit në Itali dhe psikologjikisht edhe më të rëndësishme në luftën për titull. Bëhet fjalë për Juventus – Inter, sfidën e madhe me të cilën rikthehet Serie A pas pauzës së kombëtareve me Allegrin dhe Inzaghin që për pjesën më të madhe të ditëve nuk do të kenë në dispozicion disa nga lojtarët më të mirë, që janë të grumbulluar me kombëtaret respektive.

Tek Juventusi Allegri la pushim gjatë fundjavës ata pak lojtarë që nuk ishin me kombëtaret, bardhezijntë kanë nisur përgatitjet këtë të martë ku në grup janë rikthyer dy serbët, Vlahovic që luajti vetëm gjysmë ore të pjesës së dytë në sfidën me Bullgarinë dhe Kostic, që u zëvendësua pesë minuta para fundit.

Ndërkohë të mërkurën rikthehen dhe lojtarët e Italisë, Chiesa, Kean Cambiasso dhe Gatti ndërsa të enjten grupi pritet të kompletohet me Dzezny Rabiot dhe Yildiz, ndërsa i fundit që do të bashkohet me skuadrën e Bremer që kthehet të premten.

Inzaghi, për momentin, ka pak lojtarë në dispozicion, vetëm Mkhitaryan nga titullarët. Në apel mungojnë plot 16 lojtarë dhe për të pasur grupin të kompletuar duhet të presë të enjten, ditë e rikthimit të amerikano-jugorëve Carlos Augusto, Sanchez dhe Lautaro. Bashkë me armenin në stërvitje janë dhe Cuadrado, Calhanoglu është rikthyer nga Turqia me një grip të lehtë, dhe Bastoni që vazhdon me terapitë dhe pret të kuptojë kohën e rikuperimit. Më pas do të rikthehen edhe lojtarët italianë , Acerbi, Barella, Darmian, Dimarco e Fratessi si dhe lojtarët e tjerë Dumfries, de Vrij, Asllani, Sommer, Thuram dhe Arnautovic.