Bayern Munich ka mundur 4-2 Hidenheim dhe ka marrë përkohësisht kreun e Bundesliga-s, në pritje të ndeshjes së nesërme të Bayer Leverkusen kundër Union Berlin.

Bayern Munich [1] – 0 FC Heidenheim – Harry Kane 14‎’‎

Bayern Munich [2] – 0 FC Heidenheim – Harry Kane 44‎’‎

Tjetër paraqitje e shkëlqyer dhe historike për Harry Kane, autor i dy golave sot. Anglezi është bërë lojtari i parë në historinë e Bundesliga-s që ka shënuar 17 gola në 11 javët e para të një sezoni të kampionatit gjerman.

Bayern Munich 2 – [1] FC Heidenheim – Tim Kleindienst 67‎’‎

Bayern Munich 2 – [2] FC Heidenheim – Jan-Niklas Beste 70‎’‎

Pasi e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0, Bayern është befasuar nga Hidenheim në pjesën e dytë, me miqtë që kanë shënuar dy gola në harkun e tri minutave me Kleindienst (67′) dhe Beste (70′).

Bayern Munich [3] – 2 FC Heidenheim – Raphael Guerreiro 72‎’‎

Bayern Munich [4] – 2 FC Heidenheim – Eric Maxim Choupo-Moting 85‎’‎

Megjithatë, skuadra e Tuchel është kthyer në avantazh në të 72-ën me Guerreiro dhe ka kompletuar “pokerin” me Choupo-Moting në të 85-ën.

Zhgënjen Borussia Dortmund, që është mundur 2-1 me përmbysje në fushën e Stuttgart. Fullkrug ka shënuar për verdhezinjtë në minutën e 36-të, ndërsa Undav në të 42-ën dhe Guirassy në të 83-ën kanë shënuar për vendasit.