Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të negociojë me non-gratën dhe zëdhënësit e tij. “Së pari ne nuk negociojmë me non-gratën dhe me asnjë zëdhënës të tij. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe nuk është e re. Non-grata dhe zëdhënësit e tij që kanë marrë përsipër që për një hall krejtësisht personal me drejtësinë e re të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh, dhe i gëzohen faktit që ndezja deri e flakës në sallën e parlamenti merr dhenë nëpër të gjithë mediat e botës, a thua se kjo sjell gjë tjetër përveç zhgarravitjes së imazhit të Shqipërisë.

Janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre, parlamenti ka rregullat e veta ka dhe kufizimet e veta sepse në kushtet ku rregullorja e parlamenti përcakton si masën më ekstreme më të mundshme përjashtimin vetëm për 10 ditë të një zjarrvënësi, atëhere ne nuk na mbetet asnjë gjë tjetër përveçse me qetësi dhe durim…”, tha ai.