Prej javësh, jeta parlamentare në vend është përfshirë nga skena kaosi në Kuvend dhe në komisione ku një grup deputetësh, mbështetës të Berishës kanë bllokuar funksionimin normal të seancave duke përdorur edhe tymuese
Për të folur lidhur me ketë situatë të krijuar në jetën parlamentare, e ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, ishte deputetja e PD, Oriola Pampuri e cila i cilësoi si ‘skena Don Kishoteske’ situatat e krijuara nga kolegët e saj të Rithemelimit në Kuvend dhe në komisione parlamentare.
“Nuk është në interes të qytetarëve kjo lloj sjellje me karriget përmbys dhe me tymuese në parlament.
Këto janë skena Don kishoteske, për interes të një personi të vetëm jo në interes të qytetarëve”- tha Pampuri.
Më tej ajo shtoi se ka një lloj kontradite në veprimet e deputetëve që kanë bllokuar seancat gjatë 2 javëve të fundit, pasi disa prej tyre bllokojnë punën në komisione por ndërkohë marrin pjesë online.
“Shikoj një luftë në komisione dhe dëshirë për të marrë pjesë në komisione online. Bëjnë luftë të bllokojnë komisionet dhe janë prezentë në komisione online. Kjo nuk është çështje për të marrë ditën e punës. Aty po bëhet një teatër. Nuk mund të jetë opozitë kjo me luftë duke përmbysur karriget. Në fund çfarë ndodh? Uvotuan të gjitha projektligjet. Mua më duket sikur njëri thotë, unë kam hallin tim më intereson kjo situatë, ti ke hallin tënd dhe vazhdojmë përpara”- shtoi ajo.
Ndërsa deputeti i PS, Lavrdim Krashi e cilësoi si gjendje emergjence situatën e shkaktuar nga aksioni i dhunshëm i deputetëve të grupit të Berishës. Gjithashtu duke folur për kërkesat e deputetëve të Rithemelimit, tha se nuk mund të krijohej komision hetimor për çdo aktivitet që kryen qeveria. Ai tha se Komisioni më i rëndësishëm është ai i Reformës Zgjedhore, ku vota e e diasporës zvarritet prej 33 vitesh.
“Nuk mund të ketë komision hetimor për ccdo aktivitet të qeverisë., Kërkohet komison hetimor për ngjarje të ndodhura para disa vitesh, pse kërkohen këto 3 javët e fundit. Komisioni më I rëndësishëm është komisioni I reformës zgjedhore. Është vota e diasporës, zvarritet prej 33 vitesh. GJK ka dhënë një vendim në dhjetor të 2022 që thotë se Kuvendi duhet të përmbushë disa boshllëqe ligjore. Ne si parlament kemi detyrimin kushtetuues për të përmbushur boshllëqet ligjore”- u shpreh deputeti i PS.