Nga studioja e emisionit “Kontrast” në Report TV deputeti i PS Erion Braçe teksa ka komentuar kaosin e krijuar në seancat e fundit plenare dhe në komisionet parlamentare nga Rithemelimi me në krye Sali Berishën, tha se ish-kryeministri ka nxjerrë potencialin e tij destabilizues për të shantazhuar prokurorët e SPAK.

“Nga njëra anë jam i lumtur me aktet normative qe miratuan sot për fermerin, për paketën fiskale qe ndihmojne bujqesinë e mire dhe masive… Ama nuk mund te lejoje qe gjithçka qe ndodh si destruktive ne Kuvend te jete dialog me gjykatësit dhe prokuroret. Ky esht turp qe eshte pranuar qe Berisha eshte faktor destabilizues i jashtezakonshem. Ka nxjerre potencialin e tij destabilizues per te shantazhuar prokuroret e SPAK. Fjalet e tij ne adrese te gjykatese duhet te ndalohen. Sali Berisha suhet te ishte ne politike qe kur ndodhi Gerdeci, qe kur ndodhen vrasjet ne Bulevard. Pandëshkueshmëria i ka mbajtur sot ne politike. Nuk mundet qe Kuvendi i Shqipërisë të materializoje betejën apo dialogun e tyre me drejtësinë”, tha Braçe.