Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e tre deputetëve demokratë nga Kuvendi. Kjo kërkesë vjen pas tensioneve të krijuara në seancën plenare të së enjtes, ku demokratët bllokuan foltoren me ulëse dhe ndozën tymuese në ambientet e Kuvendit.
Saimir Korreshi, Elda Hotin dhe Lindita Metaliajn, janë tre deputetët që mazhoranca kërkon të ndëshkohen.
Saimir Korreshi i vuri flakën tymueseve duke ‘mjegulluar’ të gjithë sallën e Kuvendit. Megjithatë, socialistët ndoqën rendin e ditës duke miratuar projektligje.