Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rishikimin e ligjit për Komisionet Hetimore.
“Unë e mora me mend që do të kem një pyetje nga ju sot për këtë arsye ju kam sjellë një studim të sapo kryer për ndërhyrjen në ligjin për Komisionet Hetimore. Shqipëria mban numër rekord nga vendet e BE për numrin e Komisioneve Hetimore të ngritura këtë vit.
Ne do të bëjmë rishikimin e legjislacionit për krijimin e Komisioneve Hetimore. Ne do ta shikojmë se është bërë shumë shumë në vite në raport me pak gjë. Ne nuk mund të jemi një vend unikal në Evropë me një metodë unikale në Evropë për ngritjen e komisioneve hetimore dhe me një sjellje unikale për trajtimin e tyre. Edhe në këtë pikë ne do të jemi thjesht një vend evropian”- tha Rama.