Ditën e djeshme, çifti i dashur i publikuar shqiptar, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli konfirmuan më në fund lajmin që prej kohësh qarkullonte në media se do të bëheshin prindër dhe gjithashtu zbuluan gjininë e foshnjes. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.
Luizi dhe Kiara kanë organizuar disa ditë më parë në fshehtësi një festë me familjarët dhe miqtë e tyre të afërm për të zbuluar gjininë e bebit, ku të gjithë ishin të veshur me të bardha dhe në një ambjent të hapur. Disa skena nga festa janë parë edhe në videoklipin e këngës së Luizit ndërsa ditën e sotme, Kiara ka postuar të tjera pamje nga kjo festë dhe momenti i tyre i veçantë, ku zbuluan se foshnja është vajzë, duke shkruar edhe një falenderim për të gjithë ata që i kanë uruar.
Nga ana tjetër, Luizi ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, ku dëgjohet ne sfond kënga “Ti ke lind për qejf”, ndërkohë që kërcen së bashku me Kiarën, teksa i përkëdhel barkun e rrumbullakosur.
“Kur mora vesh që është vajzë”, shkruan këngëtari i njohur bashkangjitur videos së publikuar në Instastory, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonat e zemrave.