Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për kthimin e një telefoni.
Gazetari Ermal Vija tha për “ABC” se gjyqtarja Irena Gjoka la në fuqi masën e sekuestros për një celular që është marrë si provë nga SPAK.
Ndërkohë Malltezi mbahet i arrestuar për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me hetimet e nisura për dosjen “Partizani”.