Sali Berisha nuk është paraqitur në seancën e GJKKO që ka nisur në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm (8 nëntor). Ish-kryeministri ka kërkuar shuarjen e masës “detyrim paraqitje” të marrë nga GJKKO për aferën e privatizimit t ëish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën Berisha është nën hetim. Në seancë janë të pranishëm avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, të cilët kërkojnë shuarjen e masës “detyrim paraqitje” me arsyetimin se nuk janë respektuar afatet ligjore për marrjen e këtij vendimi.
Kërkesa e Berishës do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, për të cilën ish-kryeministri pati kërkuar të përjashtohej nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.