Luizi dhe Kiara konfirmuan sot pritjen e ëmbël. Çifti do të bëhet me vajzë. Luizi i ka kushtuar asaj këngën “Frymë” të publikuar sot. Kiara ka publikuar disa momente nga video e këngës dhe flet për herë të parë për lajmin e bukur.
“Ne kur e mësuam lajmin na la pa frymë dhe mezi kemi pritur ta ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vijë në jetë fruti i dashurisë tonë, që mezi presim t’i shohim sytë dhe t’i prekim duart”, ka shkruar Kiara.