Nga janari i këtij viti, janë realizuar mbi 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale, ku 12 303 prej tyre kanë qenë të një kompleksiteti të lartë.

Ministrja e Shëdentësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se krahas investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë, me buxhetin e vitit 2024 do të vijojë mbulimi 100% i pacientëve që kryejnë diagnostikime, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale, falë 12 paketave shëndetësore që qytetarët i përfitojnë falas pranë vendbanimit.

Pas rinovimit të plotë të 20 spitaleve dhe 340 qendrave shëndetësore, buxheti 2024 mbështet rikonstruksionin e 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, pjesë e programit madhor të rikonstruksionit 2023-2024.