Kryeministri Edi Rama mbron koncesionin e sterilizimit si një nga veprat më të rëndësishme që ka sjellë transformimin në shëndetësi. Ndërsa sa i takon akuzave të SPAK për kosto të pajustifikueshme, që gjenden në dosjen e ish ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj, Rama u shpreh se nuk i takojnë atij të bëjë llogaritë megjithatë la të hapur mundësinë e analizimit të koncesionit.

Pyetja: Kontrata e sterilizimit ka pasur kosto të pajustifikueshme a mund qeveria të ndërmarë një hap për ta rishukuar apo anuluar?

‘Për të parën është një opinion i akuzës. Nuk janë opinionet e akuzës të mjaftueshme të investohet qeveria si e vërtetë absolute. Sa I takon procesit nuk komentoj. Sa I takon pyetjes konkrete që lidhet drejtëpërdrejtë qeverisë besoj fort se sterilizimi është një nga veprat më të rëndësishme në kantierin e reformës në shëndetësi dhe ka sjellë një transformim cilësor absolutisht të pamohueshëm nga askush në rrethin e profesionistëve të mjekësisë. Pastaj llogaritë e faturave nuk më takojnë mua të bëjmë. Kontrata është kontratë.

Në vijim sipas të dhënave më të konsoliduara do të bëjmë diskutimin dhe analizat tona. Ka dhe një analizë tjetër që s’e kam bërë unë por dikush mjaft e zonja për të bërë llogaritë, një kritike dashamirëse e kësaj qeverie. Në atë llogari del që unë jam bërë shumë kurioz dhe kam kërkuar opinion të dytë dhe më ka ardhur po i njëjtë, që përfitimi i shtetit nga ky partneritet është më i madh sesa të gjitha fryrjet që ne mund ti marrim të mirëqëna. Është vërtet përfitim i madh financiar. Janë kursyer në mos gabohem një mesatare prej 2 ditësh shtrim spitalor për individë që kanë kaluar operacionet kirurgjikale. Po të llogarisni kostot, e spitalit apo të buxhetit që nuk janë të lexueshme në sy të parë del që është më ndryshe. Këtë di unë, pastaj për pjesën e faturave nuk është puna ime, maksimumi që mund të jap ndonjë ide profesionishtësh po të më nxjerrin një pikturë’ tha Rama