Katari ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit humanitar edhe për dy ditë të tjera mes Hamasit dhe Izraelit

Armëpushimi do të përfundonte pas ditës së sotme, ndërsa Katari ka ndërmjetësuar në bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit.
Gjithashtu sipas BBC, Izraeli ka njoftuar familjet e pengjeve që do të lirohen sot, sipas zyrës së kryeministrit, ndërsa nuk specifikon se sa pengje do të lirohen.

Ky është shkëmbimi i katërt i pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë në katër ditë, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të përkohshëm.