Edhe pse duhen thuajse dy muaj për të mbyllur vitin, Krishtlindjet kanë mbërritur në Londër me dekorimet e shumta në lagje dhe hapësira publike.

Pema e Krishtlindjes në St.Pancras është mbresëlënëse. Ky është stacioni më i madh hekurudhor në Londër dhe çdo vit pema ka një pamje ndryshe. Këtë vit, për pemën ekipi ka bashkëpunuar me Hatchard Books, librarinë më të vjetër të Britanisë.

Është një pemë Krishtlindjesh e përbërë nga 3800 libra! Pema ka po ashtu 270 rafte dhe kushdo që do mund të ulet aty dhe të dëgjojë librat me audio. Përreth ka divanë të rehatshëm dhe një shkallë e rrethuar me libra të çon në majë të strukturës së krijuar.

Magji festash duket e gjitha, dhe kaq interesante për të gjithë ata që do jenë duke pritur në stacion./tvklan.al