Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin me aktivitetet e javës.

Gjatë kësaj jave, Kryeministri Rama mori pjesë në asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Fier, ku nënvizoi investimet dhe fokusin e buxhetit të qeverisë për vitin 2024. Sipas Ramës, fokusi do të jetë dhe tek shtresat në nevojë, mbështetja sociale dhe rritja e pagave.

Po ashtu, kreu i qeverisë zhvilloi një seri inspektimesh në zonën e Lushnjës dhe Fierit, duke parë nga afër investimet. Kështu, Rama inspektoi rrugën e re turistike drejt parkut kombëtar arkeologjik të Bylisit.

Gjatë kësaj jave Kryeministri Edi Rama i dorëzoi medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” sportistit të Federatës së Karatesë Alvin Karaqi, i cili garoi në Lojërat Europiane të Krakovës në Poloni, duke nderuar Shqipërinë me titullin kampion.