Seanca e kësaj të hënë në Kuvend u shoqërua me tensione e përplasje. Deputetët e opozitës siç edhe kishin paralajmëruar bllokuan punimet e seancës, duke krijuar kaos, tym e flakë në Kuvend.
Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë kanë marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Prestigjiozja BBC, teksa ka shpërndare video ku shihen moment e ndezjes së flakadanëve në seancë, ndërsa shkruan se deputetët e opozitës protestuan kundër buxhetit 2024, duke ndezur flakadanë.
Gjithashtu tensionet që shoqëruan seancën e sotme kanë marrë vëmendjen edhe të “Reuters”. “Deputetët e opozitës ndezën tymuese e zjarr në Parlament, në përpjekje për të kundërshtuar buxhetin 2024. Deputetët gjithashtu grumbulluan karriget në qendër të Kuvendit, tymi e kaosi shoqëroi seancën e sotme”, shkruan Reuters.